image Liverpoolit i largohet një tjetër futbollist, klubi francez arrin marrëveshje me sulmuesin

Futboll

Liverpoolit i largohet një tjetër futbollist, klubi francez arrin marrëveshje me sulmuesin

news image

Pas Sadio Manes, Liverpooli duket se ia ka treguar derën një tjetër futbollisti.

Liverpooli raportohet se është dakorduar të shesë sulmuesin tjetër të tyre, Takumi Minamino.

‘Të Kuqtë’ kanë arritur marrëveshje me klubin francez, Monaco, për shitjen e japonezit.

Siç raporton ‘FootMercato’, Monaco ra dakord për një marrëveshje prej 15.5 milionë funteve për të nënshkruar sulmuesin e Liverpool, Takumi Minamino.

Minamino, 27, nënshkroi nga Red Bull Salzburg në vitin 2020 dhe ka luajtur 55 herë për Liverpool, duke shënuar 14 herë.

/GazetaSinjaliSport/