image Dalin formacionet në kryendeshjen e javës në Ligue 1: PSG - Monaco

Futboll

Dalin formacionet në kryendeshjen e javës në Ligue 1: PSG – Monaco

news image

Paris Saint-Germain do të kërkojë të rikthehet në binarët e fitores në Ligue 1, pas dy barazimeve radhazi, përballë Monacos sonte në kryeqytetin francez.

Takimi i javës së 18-të mes PSG-së dhe Monacos do të zhvillohet në Parkun e Princave në orën 20:45.

Skuadra e Mauricio Pochettinos u ndalë me barazim nga Nice dhe Lens në dy takimet e fundit në ligë, prandaj do të kërkojë fitoren e parë në tri ndeshjet e fundit.

PSG-ja vijon të jetë lidere e Ligue 1 me 42 pikë, 10 më shumë se Marseille në vendin e dytë.

Monaco, ndërkohë, ka 26 pikë në vendin e tetë dhe vjen nga dy fitore radhazi.

Lionel Messi, i cili e ka shënuar vetëm një gol në ligë deri tani, do t’i prijë sulmit parisien përkrah Kylian Mbappen dhe Angel Di Marias.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Diallo, Bernat; Wijnaldum, Verratti, Gueye; Di María, Messi, Mbappé

Monaco: Nübel; Sidibé, Disasi, Maripan, Caio Henrique; Fofana, Tchouaméni; Gelson Martins, Golovin, Diop; Ben Yedder. /Gazeta Sinjali Sporti/