image ZYRTARE: Minamino kompleton transferimin tek Monaco nga Liverpool

Futboll

ZYRTARE: Minamino kompleton transferimin tek Monaco nga Liverpool

news image

Liverpooli ka zyrtarizuar largimin e anësorit japonez, Takumi Minamino.

27-vjeçari do të jetë lojtari më i ri i klubit francez, Monaco.

Minamino largohet nga Anfield për në Ligue 1 pasi bëri 55 paraqitje në total gjatë qëndrimit të tij dyvjeçar e gjysmë tek Liverpool, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë tre asistime.

Të Kuqtë do të arkëtojnë rreth 15 milionë euro, me 3 milionë euro të tjera bonuse.

/GazetaSinjaliSport/