image Digjet një veturë në Vushtrri

Siguri

Digjet një veturë në Vushtrri

news image

Një veturë në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, të hënën rreth orës 02:30 pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se pronari i veturës ka thënë se vlera e saj është rreth 9 mijë euro.

Këto burime bëjnë të ditur se si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pjesërisht edhe dy vetura të tjera që kanë qenë të parkuara aty afër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit që e kanë bërë lokalizimin e zjarrit, eksperti i zjarrit dhe policia, të cilët po merren me hetimin e rrethanave të rastit./Gazeta Sinjali/