Një veturë është djegur në mëngjesin e sotëm në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “UÇK”. Ngjarja ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit dhe nuk ka pasur të lënduar.
Rastin për Gazetën Sinjali e konfirmon zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e “UÇK” në Prishtinë, ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar”, tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali/