image Digjet një veturë në Graçanicë, shkak defekti në motor

Siguri

Digjet një veturë në Graçanicë, shkak defekti në motor

news image

Foto ilustruese


Një veturë është kapluar nga zjarri mbrëmë pas mesnate në fshatin Llapnasellë të komunës së Graçanicës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë kompetente kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes me ç’rast zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë dhe të shuajnë në tërësi zjarrin.

Ndërkohë është intervistuar pronari i veturës, i cili ka deklaruar se automjeti kishte defekt në motor dhe kjo ishte arsyeja që e kishte parkuar në vendin e cekur pa e ditur se mund të ekzistonte rrezikut i zjarrit.

/GazetaSinjali/