image Digjet një veturë dhe dëmtohen dy të tjera në Suharekë

Siguri

Digjet një veturë dhe dëmtohen dy të tjera në Suharekë

news image

Në rrugën Brigada 123 të Komunës së Suharekës, dje rreth orës 15:15, një person ka raportuar se i është djegur vetura e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç veturës së ankuesit, Gazeta Sinjali mëson se janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera, të cilat ishin të parkuara në afërsi të veturës së ankuesit.

Sapo janë njoftuar njësitet përkatëse, në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit e kanë shuar zjarrin.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë njoftojnë se ende nuk dihet se çka ka qenë shkaktari për inicimin e zjarrit, por se dyshojnë se ka të bëjë me ndonjë defekt të veturës.

Rasti është duke u hetuar dhe nuk ka pasur persona të lënduar.

/Gazeta Sinjali/