image Digjet një shtëpi në Mejë të Gjakovës

Siguri

Digjet një shtëpi në Mejë të Gjakovës

news image

Një shtëpi në fshatin Mejë të Gjakovës është përfshirë nga zjarri, pasditen e sotme, pak minuta para orës 14:00, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se për fat të mirë, nuk ka asnjë person të lënduar si pasojë e zjarrit, përveç dëmeve materiale.

“Po, mund të konfirmoj që rasti ka ndodhur. Është djegë një shtëpi, rreth orës 14:00. Të lënduar nuk ka, veç dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, pritet me dalë edhe Inspektori i Preventivës”, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/