image Digjet një shtëpi në Gojbulë të Vushtrrisë (VIDEO)

Sinjalizime

Digjet një shtëpi në Gojbulë të Vushtrrisë (VIDEO)

news image

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 19:00, në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali pamje nga vendi i ngjarjes.

Në video shihen disa zjarrfikës që mundohen të shuajnë flakët, që kanë kapluar çatinë e shtëpisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve./GazetaSinjali/