image Digjet një shtëpi në Gjakovë, banorët shpëtohen nga ekipi i zjarrfikësve

Kosovë

Zjarr/ Digjet një shtëpi në Gjakovë, banorët shpëtohen nga ekipi i zjarrfikësve

news image

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 13:00 në rrugën “Kuvendi i Kaçanikut” në Gjakovë.

Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues shihen banorë teksa nxirren jashtë me ndihmë të ekipeve emergjente të zjarrfikësve.

Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta ka thënë për Gazetën Sinjali se një pjesë e madhe e shtëpisë është djegur, por banorët kanë shpëtuar.

“Kemi marrë informacion se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 12:50 në rrugën “Kuvendi i Kaçanikut” në Gjakovë, afër spitalit. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kanë arritur ta shuajnë zjarrin, tash e kanë nën kontrollë. Një pjesë e madhe e shtëpisë është djegur. Nuk ka persona të lënduar, por dëmi material është i madh. Eksperti i zjarrit është në vendin e ngjarjes për rrethanat dhe detajet”, ka thënë Graishta.

Policia ka konfirmuar gjithashtu se zjarrfikësit ende nuk kanë arritur ta mësojnë shkakun e shpërthimit të zjarrit. /Gazeta Sinjali/