image Digjet një objekt në Prizren, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Digjet një objekt në Prizren, policia jep detaje

news image

Një objekt në Komunën e Prizrenit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë në këtë komunë, Shaban Osmanollaj i cili tha se akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

“Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Dëmet dhe shkaqet nuk dihen akoma. Objekti i cili është djegur më herët ka qenë fabrikë e prodhimit të barnave”, ka thënë Osmanollaj./GazetaSinjali/