image Digjet një lopë dhe një veturë në Kuzmin të Fushë-Kosovës

Siguri/ Digjet një lopë dhe një veturë në Kuzmin të Fushë-Kosovës

news image

Një lopë dhe një veturë janë gjetur të djegura sot në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Krasniqi shtoi se në një tjetër lokacion, konkretisht te vendi i quajtur ‘Guri i Plakës’, është gjetur edhe një veturë e vjedhur nga fshati Kuzmin.

“Vetura është gjetur e ndezur dhe autorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet do të shihet se a kanë lidhshmëri këto dy raste”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/