image Digjet një lokal në "Shatërvan" të Prizrenit

Siguri

Digjet një lokal në “Shatërvan” të Prizrenit

news image

Një lokal në sheshin “Shatërvan” në Prizren është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme, rreth orës 17:25, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes dolën policia dhe zjarrfikësit, të cilët lokalizuan dhe fikën zjarrin.

Përpos dëmeve materiale, nuk është lënduar askush.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë zjarr./Gazeta Sinjali/