Një garazh privat në Prishtinë, në rrugën “Esad Mekuli” është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet në Policinë e Kosovës se sipas ekspertit të zjarrit që ka dalë në vendin e ngjarjes, shkaktar është faktori njeri.
Sipas ankuesit, dëmi i shkaktuar konsiderohet të jetë rreth 5000 euro. /Gazeta Sinjali/