Në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, sot rreth orës 17:00, është djegur një banesë ku një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 17:05 kemi pranuar informatë se në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një banesë është duke u djegur. Njësitë policore menjëherë i’u kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes”, tha Hoxha.
Ai gjithashtu tha se gjatë djegies së banesës një person ka pësuar lëndime ku është dërguar për tretman mjekësor./ Gazeta Sinjali/