image Digjet mishtorja në Gjakovë, detaje nga rasti

Siguri

Siguri/ Digjet mishtorja në Gjakovë, detaje nga rasti

news image

Një mishtore është përfshirë nga flakët sot në fshatin Rogovë të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Lumni Graishta, Drejtor Rajonal në Policinë e Gjakovës.

Graishta konfirmoi se nga flakët nuk ka ndonjë person të lënduar si dhe dëmet materiale të biznesit janë minimale.

Edhe pse zjarrfikësit kanë arritur në vendngjarje nuk ka pasur nevojë për intervenim pasi sipas tij, familjarët kanë lokalizuar zjarrin.

“Rreth orës 13:00 zjarrfikësit janë njoftuar për një rast zjarri në Rogovë. Ekipet kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kuptuar se bëhet fjalë për një mishtore që është përfshirë nga një zjarr i vogël. Familjarët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim. Nuk ka pasur persona të lënduar dhe dëmet materiale janë minimale”, tha Graishta për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/