image Digjet komplet vetura në magjistralen Pejë-Prishtinë, detaje nga policia

Kosovë

Siguri/ Digjet komplet vetura në magjistralen Pejë-Prishtinë, detaje nga policia

news image

Një veturë është përfshirë nga flakët sonte rreth orës 20:30 në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Korreticë e Lartë, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç dëmit material nuk ka persona të lënduar, ka konfirmuar policia.

Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, policia po merret me rastin.

“Rreth orës 20:30 në rrugën, drejtimi Pejë -Prishtinë saktësisht në Korroticë të Lartë – KK. Drenas është djegur tërësisht një veturë. Policia ka dalë në lokacion dhe fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar gjatë djegies së kësaj veture”, tha Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/