image Digjen rreth 10 hektarë mal në mes të fshatrave Vërmicë - Shkozë

Siguri

Digjen rreth 10 hektarë mal në mes të fshatrave Vërmicë – Shkozë

news image

Një mal në mes të fshatrave Vërmicë dhe Shkozë të Prizrenit është përfshirë nga zjarri, të shtunën, rreth orës 13:00, raporton Gazeta Sinjali.

Flakët arritën që të kaplojnë një sipërfaqe prej 10 hektarësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policor dhe zjarrfikësit.

Këta të fundit me ndihmën e disa banorëve kanë arritur që të shuajnë zjarrin./Gazeta Sinjali/