Në një objekt banesor në Prishtinë sot rreth orës 18:00 janë djegur njehsorët e rrymës, por zjarri është lokalizuar shpejt nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Sinjalin ka konfirmuar se “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”.
/GazetaSinjali/