image Digjen njehsorët e rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë

Siguri

Digjen njehsorët e rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë

news image

Njehsorët e energjisë elektrike të një objekti banesor në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë janë përfshirë nga zjarri, sonte rreth orës 20:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili referuar ekipeve të KEDS-it, tha se shkaktar i zjarrit dyshohet se ka qenë mbingarkesa e rrjetit.

“Rreth orës 20:00 është raportuar se në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, në një objekt banesor, janë djegur orët e energjisë elektrike, të cilat më pas kanë dalë jashtë funksionit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit dhe ekipet e KEDS-it. Nga këta të fundit janë ngritur dyshime që deri te kjo ka ardhë si rezultat i mbingarkesës. Aktualisht po trajtohen rrethanat e rastit“, tha Borovci./Gazeta Sinjali/