image Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në Veri

Siguri

Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në Veri

news image

Foto ilustruese


Sot në orët e hershme të mëngjesit janë djegur edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri të Kosovës.

Për këtë rast njoftoi shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, i cila tha se strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

“Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, shkroi Vela në Twitter.

Ndërkohë, gjatë javëve të kaluara, janë djegur edhe tetë vetura të tjera me targa RKS.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhej se veturat iu përkasin komunitet serb e që kanë qenë të parkuara në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave.

Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.

Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.

/GazetaSinjali/