image Digjen dy shtëpi në Malishevë si pasojë e rrymës

Siguri

Digjen dy shtëpi në Malishevë si pasojë e rrymës

news image

Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët si pasojë e rrjetit elektrik, në fshatin Carrallukë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes, rreth orës 09:30.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/