image Digjen 100 hektarë pyje në Leposaviq, policia interviston një të dyshuar

Kosovë

Siguri/ Digjen 100 hektarë pyje në Leposaviq, policia interviston një të dyshuar

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është intervistuar i dyshuari për djegien e 100 hektarëve pyll në fshatin Belo Brdo në Leposaviq.

Djegia e pyjeve, sipas policisë, kishte ndodhur më 13 prill rreth orës 23:00.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/