Banka Qendrore e Kosovës, bën të ditur se këtë vit, vetëm gjatë muajit maj diaspora ka dërguar 100.7 milionë euro në Kosovë.
Krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit është thyer rekordi sa i përket parave të dërguara nga disapora në Kosovë.
Falë disaporës Kosova e ka përbaluar më lehtë krizën shëndetësore dhe ekonomike.
Të dhënat e BQK-së tregojnë se në maj të 2020, diaspora kosovare ka dërguar në Kosovë 100.7 milionë euro vetëm gjatë muajit maj.
Në krahasim me vitet e kaluara, maji i këtij viti gati sa nuk e ka dyfishuar vlerën e parave të dërguara në Kosovë.
Në maj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të BQK-së diaspora kishte dërguar në Kosovë 78.4 milionë euro, apo rreth 22 milionë euro më pak se sa këtë vit.
Ndërsa në maj të 2018, nga diaspora në Kosovë ishin ardhur 73.7 milionë euro, apo 27 milionë euro më pak se sa në 2020. Në maj të 2017, në Kosovë nga diaspora kishin hyrë 67.6 milionë euro.
Ndërkaq, në vitin 2016 kishin hyrë 57.3 milionë euro, dhe në maj të 2015, 58.3 milionë euro./ Gazeta Sinjali/