Një fjalim i Lionel Messit pas humbjes së Argjentinës nga Brazili, ka përlotur të gjithë lojtarët.
Kështu ka thënë Angel Di Maria në një intervistë të dhënë së fundmi për “ESPN”.
“Messi tha disa fjalë të bukura kur u eliminuam nga Brazili. Messi na tha se ishte krenar me skuadrën që ne kishim ndërtuar. Që ne nuk kishim qenë bashkë sepse shumë nuk ishin ftuar më herët. Por, u duk sikur ne kishim qenë së bashku prej vitesh”, citohet të ketë thënë Di Maria.
Më tej ai tha, se të gjithë ishin me lot në sy sepse preku zemrat e të gjithëve.
Kujtojmë se argjentinasit ishin mposhtur 2:0 në gjysmëfinale të këtij kompeticioni në verën që lamë pas./Gazeta Sinjali/