Artistja e njohur shqiptare me famë tanimë ndërkombëtare Dhurata Dora, e ka arritur një sukses tejet të madh në shtetin e Francës.
Këtë ajo e ka arritur me këngën “Zemër”, e cila është në bashkëpunim me Soolking, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky projekt i dyshes renditet në listën e top pesë këngëve më të dëgjuara në Francë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dhurata përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, në të cilin numëron mbi 1.8 milionë ndjekës.
“Zemër” është publikuar në muajin prill të këtij viti dhe u shndërrua në njërën prej këngëve më të dëgjuara në trojet shqiptare dhe jo vetëm.
Ndryshe, para dy ditëve u publikua edhe bashkëpunimi i tretë ndërkombëtar i Dhurata Dorës. Bëhet fjalë për këngën “Te Quiero”, e cila është bashkëpunim me artistin francez Maitre Gims./Gazeta Sinjali/