image Dhunohet seksualisht një vajzë në Fushë-Kosovë

Siguri

Dhunohet seksualisht një vajzë në Fushë-Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u prangos nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00, në Fushë-Kosovë.

Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq, vajza është dërguar për ekzaminim mjekësor në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/