image Dhunohet seksualisht një 17-vjeçare në Suharekë

Siguri

Dhunohet seksualisht një 17-vjeçare në Suharekë

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Budakovë të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren kanë bërë të ditur se i arrestuari dyshohet se e ka dhunuar seksualisht një 17-vjeçare.

Këto burime kanë bërë të ditur se e mitura është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/