Një vajzë e mitur në Prishtinë është viktima e radhës e dhunës seksuale në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo ka raportuar në polici se është dhunuar disa herë seksualisht nga një shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
E mitura u ka thënë hetuesve policorë se i dyshuari, i cili tani gjendet në një shtet tjetër, kishte ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.
Policia njofton se të miturës i është ofruar tretman mjekësor, derisa me urdhër të prokurorit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/