image Dhunohet një vajzë e mitur në Prishtinë, babai e denoncon rastin në polici

Siguri

Dhunohet një vajzë e mitur në Prishtinë, babai e denoncon rastin në polici

news image

Dje në Prishtinë një burrë është ankuar në polici se një person ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë rasti është hapur si “dhunim”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pasa intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Sinjali/