image Dhunimi seksual i 13-vjeçares në Janjevë/ Prokuroria jep detaje - Sinjali

Dhunimi seksual i 13-vjeçares në Janjevë/ Prokuroria jep detaje

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se 13-vjeçarja e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht në Janjevë të Lipjanit, ishte raportuar e zhdukur më 16 qershor të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Të nesërmen, më 17 qershor 2021, prokuroria bën të ditur se ka ndaluar një person të dyshuar për dhunimin e të miturës, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Të miturës i janë bërë ekzaminimet mjekësore dhe organet e hetuesisë janë në pritje të rezultateve të tyre.

Asaj i janë ofruar shërbimet e nevojshme nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan.

Ndërkaq ndaj prindit të 13-vjeçares më 22 qershor është iniciuar rasti “Shkelje e detyrimeve familjare”.

“Meqenëse rasti në fjalë ndodhet në procesin hetimor dhe i takon Procedurës për të Mitur, kufizimi i dhënies së informatave do të bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe do të shmanget çdo publicitet i tepruar dhe informata që shpien në identifikimin e të miturve, pasi shkelin rëndë të drejtat e fëmijëve për privatësi dhe janë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftim.​/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin