image Dhunimi i 11-vjeçares, reagon edhe Granit Xhaka

Futboll

Dhunimi i 11-vjeçares, reagon edhe Granit Xhaka

news image

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona ka shokuar të gjithë vendin.

Për këtë rast ka pasur reagime nga më të ndryshme, duke bërë edhe portesta në sheshin e Prishtinës.

Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka ka qenë nga të fundit e fytyrave publike që gjithashtu ka reaguar për këtë rast.

Ai ka thënë se ky rast i tronditi të gjithë dhe shpreson që organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre siç duhet.

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisëtë bëjnë më të mirë. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Europë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çka është dhimbje është kur prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët”, shkroi Xhaka.

/GazetaSinjaliSport/