image Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, avokati i Rexhepit: Klienti im është sulmuar në burg

Siguri

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, avokati i Rexhepit: Klienti im është sulmuar në burg

news image

Ngjarja e 11-vjeçares që u dhunua në një park në Prishtinë tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë pak muaj më parë, ku 5 persona dyshohen se kryen këtë vepër penale. Ata aktualisht janë në burg dhe javën e kaluar është përfolur edhe mundësia e lirimit të tyre për shkak të mungesës së provave.

Fitim Limani, avokati i njërit prej të akuzuarve për rastin tha në një intervistë për Good Morning Albanian në Euronews Albania se klienti i tij është sulmuar në burg nga të dënuar të tjerë.

“Pozita e tij është e rënduar se dyshohet për 2 vepra penale që në kodin tonë penal konsiderohen si veprat më të rënda penale, dënimi është minimumi 10 vjet. Komunikimi është i vazhdueshëm, gjendja emocionale është e rënduar, pasi i mbrojturi im ka qenë i sulmuar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë për shkak të rastit shumë të rëndë ku ai është përfshirë”,  tha avokati.

Ai u shpreh se 26-vjeçari Ekrem Rexhepi ka qenë i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e rendit.

/GazetaSinjali/