Një burrë në Obiliq është arrestuar dje nga policia sepse ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe fëmijëve, raporton Sinjali.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh. /Sinjali/