image Dhunë në një familje në Podujevë: Gruaja shkon te ish-burri, ai e dëbon nga shtëpia dhe ia merr vajzën

Siguri

Dhunë në një familje në Podujevë: Gruaja shkon te ish-burri, ai e dëbon nga shtëpia dhe ia merr vajzën

news image

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga dhuna edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Llapashticë të Poshtme të Podujevës, ku një burrë ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Rastin e ka denoncuar 42-vjeçarja e cila ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë kur ajo kishte shkuar me fëmijët e saj në shtëpinë e tij.

Bazuar në dëshminë e saj të dhënë në Polici është kuptuar se i dyshuari e ka larguar gruan nga  dhe më pas e ka kërcënuar në telefon. Për të mos mbaruar me kaq, ai e ka marrë edhe vajzën e tyre, për të cilën kujdeset gruaja.  

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka kërkuar ndihmë. 

Si rezultat i raportimit të rastit, me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’, teksa i dyshuari ende nuk është kapur.

/GazetaSinjali/