image Dhunë në mes të rrugës në Gjakovë, një person e nxjerrë me forcë vajzën nga taxi dhe e hyp në një tjetër veturë - VIDEO

Sociale

Dhunë në mes të rrugës në Gjakovë, një person e nxjerrë me forcë vajzën nga taxi dhe e hyp në një tjetër veturë – VIDEO

news image

Dhuna fizike e verbale mbi gratë nuk mungon në Kosovë, e cila në disa raste shfaqet edhe publikisht, pa ndrojtje. Gjinia mashkullore shpesh tenton që duke ushtruar forcë fizike t’i rregullojë problemet.

Një rast mjaft shqetësues ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku në pamjet e publikuara nga TV Syri shihet një vajzë të cilën një person e nxjerrë me dhunë nga një taxi.

Pa dëshirën e saj, duke e përdorur forcën fizike, personi në fjalë, i cili tashmë është arrestuar nga organet e rendit, e hip vajzën në një tjetër veturë.

Shkaku i këtij konflikti ende nuk dihet, ndërsa Policia deri më tani nuk ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Pamje të siguruara nga TV Syri tregojnë një burrë me inicialet M.U. duke goditur një vajzë dhe duke e nxjerrur me dhunë…

Posted by TV SYRI Videos on Friday, September 15, 2023

/GazetaSinjali/