image Dhunë dhe tradhti, tash Arjola Demiri përballet në gjyq edhe me partneren e ish-burrit

Bota e Yjeve

Dhunë dhe tradhti, tash Arjola Demiri përballet në gjyq edhe me partneren e ish-burrit

news image

Aktorja e famshme, Arjola Demiri, pjesëtare e shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka qenë një ndër personat më të komentuar gjatë kohëve të fundit. Kjo pas historive të dhimbshme të treguara prej saj rreth traumave familjare që ka kaluar të shkaktuara nga ish-burri.

Ky i fundit, emri i të cilit është i njohur për botën e krimit, i njohur si Ajax Boshnjaku dhe aktorja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumë vjet më parë, për shkak të tradhtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj Arjolës.

Ndërkohë, Albeu.com raporton se Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër. E çuditshmja është se aktorja ka çështje penale të hapur me partneren aktuale të ish-bashkëshortit të saj.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes të dyjave, por duket se marrëdhëniet nuk janë aspak miqësore./GazetaSinjali/