Vetëm dje janë denoncuar në Polici pesë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se një femër në rrugën “Koturi”, në Prishtinë, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri me të cilin bashkëjetonte.
Rasti tjetër po ashtu ka ndodhur në Prishtinë, ku në rrugën “Gjergj Balsha”, dje pasdite, një burrë dyshohet se ka rrahur gruan e tij, për çka edhe është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Ndërsa gruaja e tij ka pranuar tretman mjekësor.
E viktimë edhe në një rast tjetër dyshohet të ketë qenë një grua. Ajo u sulmua fizikisht nga djali i saj me probleme mendore. Burimet e Sinjalit njoftojnë se i njëjti është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.
Ngjarja tjetër mësohet të ketë ndodhur dje në fshatin Bellopojë të Podujevës, pas mesnate, ku një burr ka sulmuar fizikisht një familjare. I njëjti është dërguar në mbajtje, kurse viktima ka marrë tretman mjekësor.