image Dhuna në familje: Nipi ia thyen hundën gjyshit 79-vjeçar në Gjilan

Siguri

Dhuna në familje: Nipi ia thyen hundën gjyshit 79-vjeçar në Gjilan

news image

Dhuna në familjet kosovare nuk ka të ndalur. Një rast i tillë ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit, në fshatin Malishevë të Gjilanit, ku viktimë kësaj radhe ishte një 79-vjeçar, i cili pësoi nga nipi tij, 29-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pas një mosmarrëveshje, i riu e ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij, të cilit për shkak të goditjeve ia ka thyer hundën.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Spitalit të Gjilanit ku është dërguar viktima për trajtim kanë bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

Pas marrjes së informacionit, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin, derisa viktima po vazhdon trajtimin në spital.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/