Në familjet kosovare dhuna është prezentë çdo ditë, në polici raportohen vetëm disa, por sipas organizatave që janë kundër dhunës në familje ka edhe të tilla raste që nuk guxojnë të raportohen fare.
Gazeta Sinjali merr vesh se një rast i ngjashëm ka ndodhur në Prizren, ku një grua është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Por, si shumica e rasteve të dhunës në familje për të cilat Gazeta Sinjali raporton vazhdimisht edhe për këtë rast nuk janë marrë masat e duhura preventive.