Një delegacion i ekspertëve nga Këshilli i Evropës, do ta vizitojë Kosovën më 21 shkurt për të verifikuar se a po respektohet Konventa e Stambollit mbi Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës kundër Grave dhe Dhunës në Familje.
Këshilli i Evropës përmes një komunikate ka njoftuar se delegacioni do ta publikojë një raport vlerësimi gjatë vitit 2022, duke ofruar një udhërrëfyes të përshtatur për forcimin e reagimit ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Delegacioni do të qëndrojë në Kosovë nga data 21 deri më 25 shkurt 2022 dhe do të kenë takime në Ministrinë e Drejtësisë, Agjencinë për Barazi Gjinore, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës dhe atë të Arsimit, takime me deputetë si dhe takime në institucionet e drejtësisë, prokurori, gjyqësi.
Amandamenti që e përfshin Konventën e Stambollit në Kushtetutën e Kosovës është miratuar në Kuvendin e Kosovës në shtator të vitit 2020.