image Dhuna familjare nuk njeh etni, shqiptari e serbi rrahin gratë e tyre

Kosovë

Dhunë/ Dhuna familjare nuk njeh etni, shqiptari e serbi rrahin gratë e tyre

news image

Një serb e një shqiptar kanë ushtruar dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.  

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Malishevë një person  të nacionalitetit shqiptar i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor, pasi nuk ka pasur lëndime, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast tjetër ka ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë në Obiliq, teksa një burrë i nacionalitetit serb dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës serbe. Viktima  nuk ka dashur të marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  / Gazeta Sinjali/