image Dhjetë vjet nga përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti: Kosova më e fortë se kurrë

Politikë

Dhjetë vjet nga përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti: Kosova më e fortë se kurrë

news image

Në 10-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është më e fortë se asnjëherë më parë.

Pas takimit me ish-shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Pieter Feith, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova sot është shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor.

“Sot jemi mbledhur të festojmë 10-vjetorin e kësaj ngjarjeje më të re të historisë sonë, momentin një eveniment që shënon edhe fundin e një ere dhe fillimin e një tjetre, momentin kur Kosova u bë e lirë, sovrane dhe plotësisht një shtet i pavarur. Para 10 vjetësh, Republika e Kosovës ishte vetëm katër vjeçe. Pas 10 vjetësh, Republika e Kosovës është më e fortë se asnjëherë më parë.

Tani jemi shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor. Vetëm vitet e kaluara jemi përmirësuar për 17 vende në Transparency International dhe shtatë vende në Raportuesit pa Kufij. Jemi të parët në rajon sipas projektit të drejtësisë për sundimin e ligjit. Mbi dy mijë persona janë arrestuar, përfshirë 300 zyrtarë publikë. Kemi zhbërë 74 grupe kriminale dhe kemi konfiskuar 1.5 ton narkotikë”, ka thënë kryeministri Kurti.