image Dezinfektohet aeroporti "Adem Jashari"

Kosovë

Siguri/ Dezinfektohet aeroporti “Adem Jashari”

news image

Pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për ndalimin e fluturimeve ajrore Gjermani, Francë, Zvicër dhe Itali, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“ANP ‘Adem Jashari’ ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative!”, thuhet në njoftimin e ANP ‘Adem Jashari’.

Ndryshe, më shumë se 10 mostra të pacientëve janë dorëzuar sot në IKSHP nga ana e zyrtarëve të Klinikës Infektive me dyshimet për koronavirus, rezultatet e të cilëve pritet të dalin më vonë./GazetaSinjali/

ANP 'Adem Jashari' ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative!

Posted by Prishtina International Airport – Adem Jashari on Friday, March 13, 2020