Gazeta Sinjali ka raportuar sot se rreth orës 12:45 në filialin e institucionit mikrofinanciar “KEP” në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda prokurorisë se nga ky filial, tre të dyshuar kanë arritur që të vjedhin rreth 3 mijë euro.
Këto burime kanë bërë të ditur se në momentin e grabitjes të pranishëm kanë qenë 7 persona nga stafi i këtij institucioni mikrofinanciar.
Të dyshuarit edhe më tej ndodhen në arrati, derisa Sinjali mëson se janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe është intervistuar stafi i KEP-it që ka qenë prezent gjatë kohës kur është kryer grabitja.
Ndërkohë, nga policia i kanë thënë Gazetës Sinjali se kanë iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore, me qëllim të zbardhjes së rastit, si dhe identifikimin e të dyshuarve./Gazeta Sinjali/