image Detajet e "çmendura" të kontratës së re të Mbappes, do të vendosë për shitjet dhe blerjet e klubit si dhe do të ketë fjalën për zgjedhjen e drejtorit sportiv

Futboll

Detajet e “çmendura” të kontratës së re të Mbappes, do të vendosë për shitjet dhe blerjet e klubit si dhe do të ketë fjalën për zgjedhjen e drejtorit sportiv

news image

Kylian Mbappe përfundimisht do të qëndrojë në PSG.

Kylian Mbappe ka vendosur që të vazhdojë me PSG-në, duke e refuzuar kështu Real Madridin.

Lajmi tashmë është konfirmuar nga burimet më të sigurta, teksa ai pritet që sonte pas ndeshjes ndaj Metz ta bëjë publik vendimin e tij.

Ka disa arsye pse Mbappe vendosi që të vazhdojë kontratën me PSG-në, transmeton Sinjali Sport.

Ai do të ketë disa kompetenca të më shumë se një lojtari në klubin francez.

Sipas BBC, francezi do të ketë një bonus nënshkrimi prej 300 milionë, pagë vjetore prej 100 milionë eurove, si dhe do të ndihmojë në përcaktimin e trajnerit, do të ketë fjalën për zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv dhe gjithashtu do të miratojë nënshkrimet dhe shitjet në klub.

23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me klubin parisien.

/GazetaSinjaliSport/