Një ngjarje mizore ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë ndodhet në arrati, ndërkohë që Policia ka nisur një operacion për identifikimin dhe kapjen e tij.
Burimet nga QKUK kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para, gruaja shtatzënë është vrarë me një plumb të armës së zjarrit, të cilën dyshohet se e shkrepi ish-bashkëshorti i saj. Në vendin ku dyshohet se u vra, Policia ka gjetur një gëzhojë.
Sinjali po ashtu ka mësuar se i dyshuari ka ikur nga QKUK-ja me veturën e tij Opel Astra.