Mbrëmë te “Rruga B” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje masive në mes gjashtë personave, të cilët më pas u arrestuan. Gazeta Sinjali raportoi se në vendin e ngjarjes u gjet një thikë dhe një armë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje, duke bërë të ditur se dy prej të dyshuarve janë të mitur.
“Rr. B, Prishtinë 23.03.2021 – 23:10. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë të mitur. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.”