Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për disa shoferë që kanë bllokuar rrugën duke bërë “drifta”, në Prizren. Lidhur me këtë rast Sinjali ka mësuar detaje të reja.
Persona që ishin në vendin e ngjarjes thanë për Sinjalin se ngjarja kishte të bënte me një premierë filmi, ku për ta zhvilluar atë ngjarje, shumë persona shfrytëzonin veturat e motoçikletat e tyre, për të krijuar zhurmë.
Sipas dëshmitarëve, në momentin kur Policia ka filluar t’u kërkojë dokumentet përkatëse personave që bënin “drifta” nëpër rrugët e Prizrenit, rreth 60 prej tyre ju vërsulën policëve.
Ky rast në Polici është hapur si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.