image Kaos në Prizren/ Veturat bllokojnë rrugën duke bërë "drifta", policia përdor sprej për të shpërndarë turmën

Siguri

Kaos në Prizren/ Veturat bllokojnë rrugën duke bërë “drifta”, policia përdor sprej për të shpërndarë turmën

news image

Qyteti i Prizrenit është trazuar nga disa shoferë të cilët kanë bllokuar rrugën, duke bërë “drifta”, për ta zgjidhur këtë “kaos” ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Disa shoferë në Prizren kanë bllokuar rrugën duke bërë “drifta” me veturat e tyre. Një gjë e tillë ka shkaktuar kaos në trafik.

Madje, shumë qytetarë janë grumbulluar për të parë këtë “spektakël”, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.

Një sinjalizues që ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, tha se policia ka arrestuar këta shoferë dhe ka përdorur sprej për të shpërndarë turmën e njerëzve./Gazeta Sinjali/